Gjini: Kosova rrezikon bllokadën totale, po shpërfillet Kushtetuta

0%

Shpërndaje në: Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka thënë se Kosova po përballet me rrezikun e një bllokade totale për shkak të djegies së afateve kushtetuese për konstituim të Kuvendit, teksa ka ripërsëritur ofertën e partisë së tij me gjashtë kushte.

Gjini ka shtuar se kryeministri në detyrë po e injoron ofertën e tij, megjithëse sipas tij oferta “do të çonte menjëherë në tejkalimin e këtij ngërçi politik. Gjini ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje se përmes veprimeve të saj po cenon rendin kushtetues dhe pavarësinë e institucioneve.

“Partia që ka fituar zgjedhjet po i bën sulm vetë shtetit përmes ligjeve që cenojnë pavarësinë e institucioneve, duke shkatërruar rendin kushtetues”, ka deklaruar ai pas mbledhjes së partisë. Sipas Gjinit, kjo situatë po ndikon edhe në fusha të tjera të rëndësishme, duke dëmtuar ekonominë, shëndetësinë, arsimin dhe imazhin e Kosovës në arenën ndërkombëtare.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Gjashtë pikat e Aleancës janë: Pranimi i menjëhershëm i projektit të gazit amerikan; Nisja e menjëhershme e procedurave për ndërtimin e termocentralit të ri me thëngjill, për të garantuar sigurinë energjetike të vendit; Ngritja e pragut të TVSH-së nga 30 mijë euro në 100 mijë euro; Lirim i tokës së punuar nga tatimi në pronë për rritjen e prodhimit vendor; Financimi i plotë i projekteve rrugore dhe kapitale të mbetura pezull; Ndarja e 800 milionë deri në 1 miliard euro investime kapitale për Prishtinën.

Burimi: Koha