Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, u është drejtuar krerëve të partive ish-opozitare me ftesë për takim, në një kohë kur ende nuk është thirrur vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit. Se kreu i AAK-së, Ardian Gjini, ka pranuar një mesazh nga Kurti, e ka konfirmuar zëdhënësi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Kushtrim Xhemaili.
“Po, mund t’ju konfirmojmë se kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka pranuar mesazh në WhatsApp nga kreu i LVV-së, Albin Kurti, dhe të njëjtit i ka kthyer përgjigje po në WhatsApp”, ka thënë Xhemaili. Ftesa vjen në kohën kur vendi ka kaluar afatin 48-orësh për vazhdimin e seancës konstituive, pa u thirrur një seancë e re për përfundimin e procesit të konstituimit të Kuvendit.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
