“O dorëzohu, o rrëzohu!”/ 73 ditë protestë, qytetarët vijojnë

0%

– “O dorëzohu, o rrëzohu!”/ 73 ditë protestë, qytetarët vijojnë qëndresën kundër qeverisë Rama Prej 73 ditësh vijojnë protestat e “Revolucionit të Flamingove” kundër qeverisë së Edi Ramës. Protestuesit janë rikthyer sërish në rrugë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit dhe duke deklaruar se nuk do të tërhiqen nga kauza e tyre.

“Rama, jep dorëheqjen” është një nga thirrjet kryesore të protestuesve, ndërsa në protestë vijojnë të përsëriten mesazhet kundër qeverisë dhe mënyrës së qeverisjes. Pas 73 ditësh, protestuesit shprehen se lëvizja do të vijojë, duke paralajmëruar se rezistenca do të vazhdojë edhe në ditët në vijim.

Gjatë javës pritet edhe një shtim i numrit dhe masivizim i protestës pasi në vend do të vijnë shqiptarë nga diaspora. Shqiptarët në mërgim kanë paralajmëruar protesta masive në datat 14, 15 dhe 16 gusht.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot