Ish-modelja e OnlyFans, Courtney Clenney, është dënuar me gjashtë vite burg pasi është deklaruar fajtore për vrasje nga pakujdesia me armë të rrezikshme në lidhje me vdekjen e të dashurit të saj, Christian “Toby” Obumseli. 30-vjeçarja ka pranuar një marrëveshje me prokurorinë, sipas së cilës pas vuajtjes së dënimit me burg do t’i nënshtrohet edhe pesë viteve mbikëqyrje në komunitet.
Ngjarja kishte ndodhur më në apartamentin e çiftit në Miami. Obumseli, atëherë 27 vjeç, ishte goditur me thikë dhe kishte humbur jetën si pasojë e plagës. Clenney kishte pretenduar se kishte vepruar në vetëmbrojtje, duke deklaruar se e kishte hedhur thikën drejt të dashurit të saj nga një distancë prej rreth tre metrash. Prokuroria e kishte kundërshtuar versionin e saj.
Ajo fillimisht ishte akuzuar për vrasje të shkallës së dytë, por pas marrëveshjes me prokurorinë akuza u reduktua në vrasje nga pakujdesia me armë të rrezikshme. Pranimi i fajësisë bëri që ajo të shmangte një gjykim të plotë. Marrëdhënia mes Clenney dhe Obumselit ishte përshkruar si konfliktuale, ndërsa palët kanë dhënë versione të ndryshme lidhur me abuzimin e pretenduar gjatë lidhjes.
Avokatët e Clenney kishin planifikuar të paraqisnin prova se ajo kishte qenë viktimë e abuzimit nga Obumseli, ndërsa familja e 27-vjeçarit ka pretenduar të kundërtën, duke thënë se ai kishte qenë viktimë e abuzimit. Clenney ishte arrestuar në Hawaii pas ngjarjes dhe ka qëndruar në paraburgim që nga viti 2022. Koha e kaluar në paraburgim do t’i llogaritet në dënimin prej gjashtë vitesh.
Sipas raportimeve, ajo mund të ketë rreth dy vite të tjera për të vuajtur, në varësi të krediteve të fituara dhe kushteve të dënimit. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
