Paul Scholes i ka bërë thirrje Manchester Unitedit të hyjë në garë për Cristian Romero, pavarësisht kritikave të tij të mëparshme ndaj mbrojtësit të Tottenhamit. Atletico Madrid është në negociata me Spurs për transferimin e argjentinasit, me marrëveshjen që raportohet të jetë rreth 34 milionë euro.
Scholes e cilësoi Romeron si një “të çmendur” dhe “klloun” për shkak të mënyrës së tij të rrezikshme në mbrojtje, por pranoi se ai është një mbrojtës shumë i mirë dhe se do të përshtatej te United. “Është një mbrojtës shumë i mirë që bën disa gjëra budallallëqe. Mendoj se tifozët e United do ta pëlqenin”, deklaroi Scholes.
