Detaje të reja për Vinicius Jr: Ishte afër “po”-së për Arsenalin

0%

Vinicius Junior ishte seriozisht i joshur nga oferta e Arsenalit dhe për një periudhë kishte qenë afër pranimit të projektit të klubit londinez. Sipas The Athletic, Arsenali kishte punuar prej muajsh për realizimin e transferimit, ndërsa drejtuesit e klubit e mbështesnin plotësisht operacionin.

Oferta e “Topçinjve” e kishte vendosur Real Madridin në një situatë të ndërlikuar, sidomos pasi Vinicius kishte refuzuar më herët dy oferta për vazhdimin e kontratës. Situata ndryshoi pas negociatave intensive mes përfaqësuesve të brazilianit dhe drejtuesve të Real Madridit, të cilat përfunduan me arritjen e një marrëveshjeje të re.

Bisedimet këtë herë ishin dukshëm më të vështira se në rinovimin e mëparshëm, kryesisht për shkak të kërkesave financiare të futbollistit, përfshirë pagën dhe një bonus të madh rinovimi. Pas përfundimit të negociatave, Vinicius fshiu të gjitha postimet nga profili i tij në Instagram, përpara se të zyrtarizonte vazhdimin e kontratës me Real Madridin deri në vitin 2032.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në fund, braziliani vendosi të qëndrojë në “Santiago Bernabeu”, pavarësisht interesimit serioz të Arsenalit. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com