Jetonte vetëm! I moshuari gjendet i pajetë në banesën e tij në

0%

Një 85-vjeçar është gjetur i pajetë në banesën e tij në fshatin Buçimas, në Pogradec. I moshuari jetonte i vetëm. Mësohet se djali i tij, pasi nuk ka mundur të kontaktojë me të në telefon, ka njoftuar Policinë. Shërbimet e Policisë kanë shkuar në banesë, ku kanë gjetur 85-vjeçarin pa shenja jete. Nga verifikimet paraprake dyshohet se i moshuari ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.

Ndërkohë, vijojnë veprimet procedurale për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe përcaktimin e rrethanave të vdekjes.

Burimi: Bota Sot