Shpërndaje në: Kryesuesi Avni Dehari, ka folur për seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës. Ai ka thënë se seanca e radhës do të ftohet kur të ketë marrëveshje mes partive politike.
I pyetur se a konsiderohet shkelje e Kushtetutës moskonstituimi i Kuvendit të Kosovës brenda afatit të përcaktuar prej 30-ditësh, Dehari deklaroi se nuk mund të konsiderohet shkelje përderisa nuk ka sanksione. “Seanca e radhës do të thirret sapo të ketë një marrëveshje për zgjidhjen e krizës. Pa një marrëveshje nuk ka kuptim të mbahet seanca vetëm për formalitet.
Nuk ka sanksione dhe derisa nuk ka sanksione, nuk mund të thuhet se ka shkelje”, ka thënë Dehari.
