Aksident në aksin Elbasan-Peqin/ Kamionçina përplaset me autobusin,

0%

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Elbasan–Peqin, në zonën e Përparimit. Sipas informacioneve paraprake, një kamionçinë është përplasur me një autobus, ndërsa përplasja ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në të dyja mjetet. Nga të dhënat e para ende nuk ka informacion të konfirmuar për persona të lënduar.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet përkatëse, ndërsa pritet që të zbardhen rrethanat dhe dinamika e aksidentit. Autoritetet kanë nisur veprimet për përcaktimin e shkaqeve të përplasjes.

Burimi: Bota Sot