Mërgim Lushtaku kërkon protestë për mos-konstituimin e Kuvendit:

0%

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Mërgim Lushtaku, më theksoi se duhet të mbahet një protestë për mos-konstituimin e Kuvendit dhe mos-formimin e qeverisë sipas afateve të parapara. Lushtaku tha se nuk mund të ketë gjuhë të rregullt me dikë që “vazhdimisht e shkel Kushtetutën dhe ligjin”.

“Dikush që është recidivist, që shkel vazhdimisht ligjin, që është super kriminel, që vazhdimisht shkel Kushtetutën, unë gjuhë të rregullt nuk kam me të.

Dhe besoj që për mendimin tim personal, duhet të ketë një protestë, duhet të ketë një demonstratë që realisht e kundërshton këtë fyerje të të gjithë zgjedhjeve, që çdo qytetar del që të respektohet vullneti i tij.” – tha Lushtaku para gazetarëve.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ndërkohë që kur u pyet nga gazetarët se a do të jetë iniciator për organizimin e portestës, Lushtaku tha se kjo do të mbetet e hapur dhe se PDK-ja e mbështetë çdo protestë. “Çka u bë boll, u bë boll. Edhe besoj që nuk duhet të teprohet më, sepse qytetarët mbi të gjitha presin adresë që merret me kërkesat e tyre, që t’i zgjidhin problemet e përditshme.” – u shpreh ai.

Si pasojë e kësaj gjendjeje, Lushtaku deklaroi se qytetarët përballën çdo ditë me vështirësi e rritje të çmimeve, ndërsa tha se PDK-ja nuk dëshiron që Kosovën ta lë në hendek institucionale. “Qytetarët kanë problem me kanalizim, kanë problem veshëmbathje, kanë problem me rritje të çmimeve. Sa e pashë edhe emergjenca ka pasë problem edhe me energji elektrike.

Dhe sigurisht që pacientët kanë nevojë për trajtim dhe përgjegjësi. Dhe derisa ata nuk e luajnë rolin dhe përgjegjësinë çfarë i takon, çfarë ia ka dhënë qytetari, sigurisht ne nuk duam të lëmë Kosovën në hendek institucional.” – u shpreh Mërgim Lushtaku.

Në një aktgjykim të qershorit 2025, Gjykata Kushtetuese ka dhënë si afat 30 ditë nga certifikimi i rezultatit të zgjedhjeve që të thirret dhe të konstituohet Kuvendi. “Kërkesa nga paragrafi 1 i nenit 66 të Kushtetutës, që Kuvendi të mbajë Seancën Konstituive brenda tridhjetë (30) ditëve nuk do të thotë vetëm që deputetët e zgjedhur duhet të mblidhen fizikisht në sallë.

Kuptimi i kësaj norme duhet të jetë substancial dhe funksional, duke nënkuptuar që brenda këtij afati duhet të realizohen të gjitha veprimet kushtetuese që rezultojnë në konstituimin e Kuvendit.”- thuhet në paragrafin 132 të këtij aktgjykimi. Më janë certifikuar rezultatet e zgjedhjeve të 7 qershorit, derisa më ishte thirrur seanca konstituive.

Në seancat që u mbajtën më 6 dhe 8 gusht nuk pati votim, pasi kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti kërkoi afat shtesë për të arritur marrëveshje. Pra rrjedhimisht, vazhdimi i seancës konstituive do duhej të ndodhte para orës të së hënës së , pasi që përafërsisht në këtë orë ishte ndërprerë vazhdimi i seancës të mbajtur më .

Bazuar në këtë rregullore, seanca konstituive e legjislaturës së nëntë gjatë vitit 2025 ishte thirrë mbi 60 herë derisa përfundoi seanca konstituive e asaj legjislature.

Burimi: Kallxo