Kosova renditet e 88-ta në indeksin e sigurisë kibernetike me 50 pikë

0%

Kosova është renditur në vendin e 88-të në botë në National Cyber Security Index (NCSI), me një rezultat prej 50.00 pikësh, sipas të dhënave të paraqitura në publikimin e indeksit, n dërsa, Shqipëria është renditur e para në listë me 98.33 pikë.

Të dhënat tregojnë se Kosova ka ende hapësirë të konsiderueshme për përmirësim në ndërtimin dhe forcimin e kapaciteteve kombëtare të sigurisë kibernetike. Rama: E pabesueshme, por e vërtetë – Shqipëria e para në botë për sigurinë kibernetike NCSI vlerëson kapacitetet e shteteve për parandalimin e kërcënimeve kibernetike dhe për menaxhimin e incidenteve në këtë fushë.

Në tabelën e publikuar, Kosova figuron me 50 për qind përmbushje të kritereve të NCSI-së. Në kategoritë e paraqitura në grafik vërehen rezultate të ndryshme në fusha si politika e sigurisë kibernetike, edukimi, kërkimi dhe zhvillimi, infrastruktura kritike, ndërgjegjësimi, siguria personale, reagimi ndaj incidenteve kibernetike, menaxhimi i krizave, policia dhe kapacitetet ushtarake.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi