Bie alarmi

0%

Barcelona është ende larg arritjes së një marrëveshjeje me Manchester Cityn për transferimin e Rodrit, pavarësisht raportimeve të fundit se operacioni mund të finalizohet brenda 48 orëve të ardhshme. Sipas gazetës spanjolle “Marca”, negociatat mes dy klubeve vazhdojnë, por Barcelona ka ende punë përpara për të mbyllur marrëveshjen për mesfushorin spanjoll.

Drejtori sportiv i Barcelonës, Deco, pritet të takohet në orët e ardhshme me homologun e tij te Manchester City, Hugo Viana, në përpjekje për t’i dhënë një shtysë të re negociatave. Barcelona pritet të paraqesë një ofertë të dytë për Rodrin, pasi propozimi i parë, në vlerë prej rreth 45 milionë eurosh, u refuzua nga klubi anglez.

Manchester City e vlerëson Rodrin rreth 70 milionë euro, ndërsa Barcelona synon t’i afrohet kësaj shifre përmes një formule që mund të përfshijë bonuse dhe variabla. Pavarësisht interesimit të fortë të katalanasve, marrëveshja nuk konsiderohet e afërt me finalizimin.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot