Aksident mes veturës dhe një motorri, vdes një person në Malishevë

0%

Një motoçiklist ka ndërruar jetë pasi është përplasur me një veturë në pjesën ballore të saj. Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të hënën, rreth orës , në fshatin Janiqishte të Malishevës. Tutje, në raport bëhet e ditur se, si pasojë e aksidentit, i dyshuari dhe viktima janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

Mirëpo, një ditë më pas, mjeku kujdestar ka konfirmuar se njëri prej personave të përfshirë në aksident ka ndërruar jetë. “Ka ndodhë një aksident trafiku me fatalitet ku të përfshirë kanë qenë një motoçikletë dhe një veturë civile. Dyshohet se deri te aksidenti ka ardhur kur drejtuesi i motoçikletës, nga pakujdesia, kalon në krahun e kundërt dhe godet në pjesën ballore veturën civile.

Si pasojë e aksidentit, i dyshuari dhe viktima, meshkuj kosovarë, janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor. Më datë , rreth orës , nga mjeku kujdestar është konfirmuar se i dyshuari, i cili ka qenë i përfshirë në aksident, kishte ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Rasti është duke u hetuar nga organet kompetente.

Burimi: Telegrafi