Rashford te Arsenali? Legjenda e klubit propozon shkëmbim me

0%

Marcus Rashford mund të jetë pjesë e një transferimi befasues te Arsenali, pasi legjenda e “Topçinjve”, Lee Dixon, ka propozuar një marrëveshje shkëmbimi me Manchester Unitedin. Dixon ka hedhur idenë që Rashford të kalojë te Arsenali, ndërsa në drejtim të kundërt të transferohet talenti i “Topçinjve”, Myles Lewis-Skelly.

Ish-mbrojtësi i Arsenalit beson se një lëvizje e tillë do të mund t’u shërbente të dyja palëve. Sipas tij, trajneri Mikel Arteta do të ishte personi ideal për ta rikthyer Rashfordin në formën e tij më të mirë, veçanërisht nëse anglezi do të aktivizohej në krahun e majtë. “Do t’i shkëmbeja ata? E dini çfarë, ndoshta po”, ka deklaruar Dixon.

Ai ka theksuar se ideja nuk lidhet me mungesën e vlerësimit për Lewis-Skellyn, por me mundësinë që të dy futbollistët të gjejnë një ambient ku mund të zhvillohen më mirë. “Sa i përket Marcus Rashfordit, ai është një lojtar që ka nevojë për përkrahje dhe Arteta do të ishte i shkëlqyer për të.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Jepi atë dashuri, jepi lirinë për të luajtur në krahun e majtë dhe po, do të doja ta shihja me fanellën e Arsenalit”, ka thënë Dixon. Rashford ka kaluar një periudhë të vështirë te Manchester Unitedi dhe paraqitjen e fundit për “Djajtë e Kuq” e kishte më , në ndeshjen e Europa League kundër Viktoria Plzen.

Sulmuesi anglez kishte shënuar dy gola ndaj Evertonit më herët atë muaj, duke arritur në kuotën e 138 golave me fanellën e Manchester Unitedit. Megjithatë, shkëmbimi i propozuar nga Dixon mbetet vetëm një ide dhe deri tani nuk ka ndonjë marrëveshje konkrete mes Arsenalit dhe Manchester Unitedit. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com