Trump u fsheh në një kamion ushqimi për t’i shpëtuar kërcënimit

0%

Presidenti amerikan Donald Trump dyshohet se është transportuar fshehurazi me një avion ushtarak nga Turqia drejt Britanisë së Madhe, ndërsa publikut dhe një pjese të stafit të Shtëpisë së Bardhë iu bë e ditur se ai po udhëtonte me Air Force One.

Sipas raportimeve të “The Washington Post” dhe “The New York Times”, operacioni sekret u zhvillua gjatë vizitës së Trumpit në Ankara për samitin e NATO-s, në një kohë kur ekzistonte një kërcënim i besueshëm për jetën e tij, i lidhur me Iranin,transmeton Sinjali. Trump fillimisht hipi në avionin e vjetër Air Force One, në një skenë të parë edhe nga kamerat televizive.

Pak minuta më vonë, ai dyshohet se u transportua fshehurazi drejt një avioni më të vogël përmes një automjeti që zakonisht përdoret për furnizimin me ushqime dhe pajisje në avionë. Avioni C-32A, me të cilin udhëtoi Trump, u nis drejt Britanisë së Madhe dhe mbërriti në RAF Mildenhall rreth orës sipas kohës lokale. Air Force One dhe pjesëtarët e mediave mbërritën disa minuta më vonë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Gazetarët që mendonin se po udhëtonin me Trumpin në Air Force One ishin udhëzuar t’i mbanin të mbyllura perdet e dritareve gjatë fluturimit. Madje, sipas raportimeve, edhe disa zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë nuk ishin në dijeni për vendndodhjen reale të presidentit. Më vonë, Trump u shfaq duke zbritur nga Air Force One në Britani, duke krijuar përshtypjen se kishte udhëtuar me atë avion.

Shtëpia e Bardhë nuk e ka mohuar operacionin sekret. Drejtori i komunikimit, Steve Cheung, deklaroi se avioni i ri i dhuruar nga Katari është pajisur me protokolle të nivelit të lartë të sigurisë për mbrojtjen e presidentit dhe stafit të tij. “Kemi shumë armiq të Amerikës që e kanë në shënjestër presidentin dhe përdorim çdo mjet në dispozicion për t’i adresuar këto kërcënime”, tha Cheung.

Një operacion i ngjashëm ishte përdorur edhe në vitin 2000, kur presidenti amerikan Bill Clinton udhëtoi fshehurazi drejt Pakistanit me një avion të pashënuar, ndërsa Air Force One shërbeu si mjet mashtrimi. Raportimet për operacionin sekret të Trumpit vijnë në një kohë tensionesh të shtuara mes SHBA-së dhe Iranit. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com