Familja e Haki Imerit ka reaguar ashpër ndaj zhvillimeve politike dhe ngërçit institucional në vend, duke kritikuar drejtuesit e LDK-së dhe duke ngritur akuza për afërsi të tyre me PDK-në.
Në reagimin e publikuar në Facebook, familja e Imerit shprehet se interesat personale të disa prej krerëve të LDK-së po përputhen me ato të PDK-së, ndërsa pretendon se kjo parti qëndron në prapavijë të pengesave për formimin e institucioneve.
Ata i bëjnë thirrje LDK-së të zgjedhë mes formimit të institucioneve të Kosovës dhe, siç shprehen, interesave të ngushta të disa prej drejtuesve të saj, përcjell “Bota sot”.
Shkrimi i plotë Miq, -Ata që mendojnë se u ka ardhur dita të kërkojnë më shumë se çfarë u ka dhënë qytetari, duhet ta dinë një gjë: -Kjo llogari do t’u kushtojë shtrenjtë. -Këtu e kemi fjalën për krerët e lodhur të LDK-së, qe moren LDK me nderskamca e mbajne ate me dollovere e lojera te ndyta , dhe ne fund i sherbejne Shikut. -Po bëhet gjithnjë e më e qartë se interesat personale të një pjese të tyre përputhen me interesat e PDK-së. – PDK-ja duket se qëndron në prapavijë të pengesave, zvarritjeve dhe ngërçeve që po e mbajnë peng formimin e institucioneve.. -Të mos formohen institucionet. -Të vazhdojë bllokada. -Deri sa ‘lirohet’
Hashim Thaçi , nga burgu , qe i bie se kogja gjate duhet me prite qe kjo te ndodhe … -Nëse LDK-ja refuzon koalicionin edhe kësaj radhe, duhet ta kuptojë se qytetarët do ta shtrojnë një pyetje të thjeshtë: -Pse kreret e LDK po veprojne si PDK-ja ; Sepse pazeret me PDK i kushtuan dhe i kushtojne ne vazhdimesi deri ne shperberje , te LDK. -Ndërkohë, Kosova vazhdon të mbahet peng. -Por qytetari nuk është më ai i djeshmi.. -Ai po i sheh gjërat. -Po i lidh fijet. -Dhe kur të vijë dita e llogarisë, nuk do të harrojë asgjë. -LDK-ja duhet të zgjedhë. -Institucionet e Kosovës apo interesat e ngushta të disa krerëve të saj.
