Nata e shtatë e “Etno Fest”-it, kujtesa si derë për të mos harruar

0%

Dita e shtatë e “Etno Fest”-it, i cili po mbahet në Kukaj, nisi me programin “Këndi i kurajos”, ekspozitë shitëse e punimeve të grave artizane. Pastaj dita vazhdoi me promovimin e librit “Festivalet e Kosovës” të Fitim Humollit. Për librin foli Prof. dr. Dhimitër Doka.

Festivalet kanë rëndësi edhe përtej kulturore deri te afirmimi i turizmit që ndërlidhet me ofertën programeve artistike andaj është e rëndësishme që festivalet të mbahen në ambiente të hapura për shkak të mundësisë së komunikimit me objektet e trashëgimisë kulturore siç po ndodhë me “Etno Fest”-in.

Në debat për librin, Agron Gërguri foli për mungesën e trajtimit në libër të festivaleve siç ishte Festivali “Teatri ndryshe”, i organizuar në Podujevë gjatë viteve 2008 – 2020, i cili ka qenë festival i Teatrit ambiental në funksion përveç tjerash edhe të turizmit kulturor.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Për autorin librit foli edhe Shpetim Bulliqi, kryetar i Komunës së Podujevës duke vlerësuar lartë kontributin profesional e shkencor të Fitim Humollit. Pas librit për festivalet u promovua libri “Mos i kallxo harrimit”. Përmes tingujve të violinçelos, aktorja Sheqerie Buqaj deklamoi poezinë “Etydë për violonçelo”. Pastaj për personalitetin poetik të Naime Beqirajt foli Donika Dabishevci.

Ajo shëtiti nëpër krijimet poetike të Naimes, sensin e saj poetik, temave dhe bukurisë së vargnimit. Naimja e lë poezinë me gjet veten përmes gjuhës me të cilën e shfaq ndenjën dhe shkakton emocion për të shprush tek secili lexues dashurinë, zërin që thërret apo heshtë përmbajtshëm për jetën e jetuar, mungesën, degën ku rri vargu.

Pastaj redaktori i librit Agim Morina foli në tre shtresa të vrojtimit të tij si redaktor dhe rëndësinë e redaktimit për akcilën vepër. Puna e redaktorit vërehet në formën e librit nënvizoi Morina duke argumentuar me procesin e redaktimit të librit “Mos i kallxo harrimit” dhe bashkëpunimin kreativ me autoren. Pastaj autorja Naime Beqiraj lexoi një poezi “Zanin ta donë liria”.

Kujtesa në poezitë e Naimes është luftë për të mos harruar me e lexu të sotmen përmes të dikurshmes e mos me i kallxu harrimit.

Kulminacion i rrëfimit të natës së shtatë të “Etno Fest”-it ishte koncerti i grupit muzikor TAVERA nga Izraeli, të cilët interpretuan tinguj muzikor me t’ tharmë etnik nga vendi që vinin dhe nga vendet përreth, por edhe duke shëtitur nëpër melosin e popujve duke arrtitur një pikëtakim të jashtëzakonshëm përmes muzikës e cila komunikoj artistikisht me mysafirët e festivalit.

Muzika e tyre shpirtërore me instrumente karakteristike dhe instrumentistë virtuoz vuri relacion me secilin duke dëshmuar edhe njëherë universalitetin e shprehjes artistike përmes muzikës. Pastaj tregimi i natës së shtatën vazhdoi me dramën e një të burgosuri në muzgun e luftës së fundit në Kosovë “Qark i (pa(mbyllur burgjesh”.

Përjetimet një të burgosurit të cilin e endnin nëpër burgje të Serbisë kudo i torturuar me qëllim të nënshtrimit dhe thyerjes së dinjitetit.

Kulmi i shfaqjes ishte takimi i aktorit me personazhin real të kësaj ngjarje skenike Enver Dugollin (autor i teksti), i cili në pyetjen e aktorit Afrim Muçaj, i cili interpretonte të burgosurin, si i mbijetuat burgut tha se “kënga ishte ajo që na mbajti” dhe nisi të këndojë këngën ” Ja vdekje ja liri”. Në shfaqje luajti edhe Artan Geci ndërsa regjisor ishte Yll Berisha.

Shfaqja mëtonte të mos e mbajë mbyllur derën kujtesës për të burgosurit politikë. I pranishëm në shfaqje ishte edhe Albin Kurti, kryeministër i Kosovës në detyrë, si një ish i burgosur politik, i cili pas shfaqjes vizitoi galeritë e “Etno Fest”-it ku janë të hapura disa ekspozita. Pastaj si çdo natë etno-neja vazhdoi me këngë, vallëzim, kësaj here me DJ LŪK.

Sonte, më , është nata përmbyllëse e edicionit të 16 -të “Etno Fest”-it, ku do të ndahen edhe çmimet për prezantimet më të vlerësuara. Pamje nga nate e shtatë e “Etno- Fest-it”. Foto: Agron Gërguri/EtnoFest. Pamje nga nate e shtatë e “Etno- Fest-it”. Foto: Agron Gërguri/EtnoFest.

Burimi: Kallxo