Komuna e Gjilanit ndihmon 150 familje në nevojë me pako ushqimore dhe

0%

Komuna e Gjilanit ka njoftuar se, përmes Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, në bashkëpunim me Shërbimin e Asistencës Sociale pranë Qendrës për Punë Sociale, ka realizuar shpërndarjen e 150 pakove ushqimore dhe 150 thasëve me miell për familjet në nevojë.

Sipas njoftimit, donacioni është siguruar nga organizata humanitare “Jetimat e Ballkanit”, e cila në vazhdimësi kontribuon në mbështetjen e familjeve me kushte të vështira ekonomike dhe sociale. Komuna e Gjilanit ka shprehur mirënjohje të veçantë për “Jetimat e Ballkanit” për këtë donacion, si dhe për gatishmërinë e vazhdueshme të organizatës për të qenë pranë familjeve në nevojë.

Po ashtu, komuna ka falënderuar të gjithë ata që kontribuuan në realizimin e këtij aktiviteti humanitar, duke theksuar rëndësinë e solidaritetit dhe kujdesit ndaj njëri-tjetrit. “Humanizmi nuk matet vetëm me atë që japim, por edhe me kujdesin që tregojmë për njëri-tjetrin”, thuhet në njoftimin e Komunës së Gjilanit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi