Mbledhje emergjente e Këshillit Bashkiak Dimal/ Miratohet

0%

Bashkia Dimal ka zhvilluar sot një mbledhje emergjente të Këshillit Bashkiak. Qëllimi i kësaj mbledhja ka qënë miratimi me votat e këshillit i mosshkrirjes së bashkisë Dimal. Fillimisht,në mbledhjen e zhvilluar u lexua relacioni i propozuar për shkrirjen e bashkisë Dimal dhe bashkimin e saj me Bashkinë Berat.

Sipas relacionit,të vetmet arsye të parashtuara në të kanë qenë: lidhja historike e hershme, ish-rrethet, shtrirja përgjatë lumit Osum dhe ekzistenca e Spitalit në Berat,arsye këto që sipas anëtarëve të Këshillit Bashkiak Dimal nuk përputhen me analizën e raportit të ekspertëve.

Sipas këshilltarëve bashkiakë, Bashkia Dimal në këto 10 vitet e fundit ka pasur një mesatare 38% të investimeve të kryera me buxhetin e vet aktiv, duke e renditur Dimalin të 5 në rang vendi, ndërsa Bashkia Berat e ka pasur këtë parametër në mesataren 7%.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sipas këshilltarëve, ndryshe nga sa konsiderohet në relacian shkrirja nuk do të sjellë për Dimalin kapacitet të shtuar investues, bashkimi me Beratit do të ndikojë negativisht në ekonominë e zonës, sidomos për fermerët e kësaj bashkie që eksportojnë prej vitesh prodhimet e tyre bujqësore dhe të serave në tregjet ndërkombëtare.

Pas diskutimeve të këshilltarëve bashkiak, të gjithë njëzëri dolën në përdundimin se: “Në relacion,në kundërshtim me nenin 89,nuk argumentohen as me fake dhe as me studime fizibiliteti avantazhet e kësaj shkrirje”.

Pra,duke argumentuar se në këto kushte propozimi është i pavlefshëm,18 nga 21 anëtarët e Këshillit Bashkiak Dimal kanë miratuar me votat “Pro” pavlefshmërinë e këtij propozimi dhe po me votat “Pro” moshkrirjen e Dimalit si bashki.

Burimi: Bota Sot