Juventusi mund t’i mposhtë klubet angleze

0%

Juventus mund të mposhtë konkurrencën për mbrojtësin e Bolognas, Jhon Lucumin, duke propozuar Teun Koopmeiners në një marrëveshje shkëmbimi, pasi klubet e Premierligës dhe ato turke po tregohen të rezervuara.

“Bianconerët” nuk e kanë fshehur interesimin e tyre për reprezentuesin e Kolumbisë, por pasi klauzola e lirimit prej 28 milionë eurosh skadoi, çmimi i kërkuar për të mbetet rreth 25 milionë euro.

Si pjesë e marrëveshjes për transferimin e tij nga Genku, Bologna i detyrohet klubit belg 20 për qind të shumës së shitjes, ndaj nuk ka ndërmend ta ulë çmimin e kërkuar, veçanërisht duke pasur parasysh numrin e madh të klubeve që janë në garë për firmën e tij.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, Bologna nuk dëshiron të pranojë shkëmbime lojtarësh, por mund të ndryshojë qëndrim nëse në marrëveshje përfshihet Koopmeiners. Një element vendimtar mund të jetë drejtori Gigi Sartori, i cili ishte pjesë e Atalantas kur Koopmeiners u transferua për herë të parë në Serie A.

Holandezi shpresonte të transferohej në Premierligë, por deri më tani asnjë nga interesimet nuk është shndërruar në një ofertë konkrete, ndërsa ai duket se nuk është i interesuar për opsionet nga Superliga turke.

Raporti thekson se Koopmeiners ka një pagë prej 4.5 milionë eurosh, shumë që përkon me shumën që Bologna duhet t’i paguajë Genkut për transferimin e Lucumit, në rast se marrëveshja finalizohet për 20 milionë euro. Për këtë arsye, një huazim i Koopmeiners te Bologna shihet si një mundësi e realizueshme, me Juventusin që do të mbulonte pagën e tij.

Në këtë mënyrë, do të kompensohej shuma që Bologna duhet t’ia kalojë klubit belg për Lucumin. Fabio Miretti dhe mbrojtësi Juan Cabal gjithashtu janë përmendur si lojtarë që mund të përfshihen në një shkëmbim nga Juventusi te Bologna..

Burimi: Bota Sot