Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur sot më në fshatin Muhovc të Ferizajt. Kurse, aksitentin që rezultoi me fatalitet, për KALLXO.com e ka konfirmuar Kanun Veseli, zëdhënës i Policisë Rajonale të Ferizajt.
Sipas Veselit, Policia ka pranuar informatën për aksidentin rreth orës , ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e Stacionit Policor dhe Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor. “Në aksident është përfshirë një veturë me targa vendore, në të cilën ndodheshin dy persona” – tha Veseli për KALLXO.com.
Si pasojë e aksidentit, njëri nga personat ka humbur jetën, ndërsa personi tjetër ka pësuar lëndime dhe është dërguar për trajtim mjekësor në Emergjencën e Ferizajt. Veseli tha se lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit, ndërsa njësitet policore kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme për hetimin e rrethanave të aksidentit.
