Vrioni i papërmbajtshëm

0%

Vrioni i papërmbajtshëm, sulmuesi shqiptar i shënon edhe gjigantëve të Salzburgut në kampionat! Sulmuesi Xhakomo Vrioni është shndërruar në një bomber të frikshëm te skuadra e Volfsberger në elitën e futbollit austriak.

Pas dopietës në javën e parë ndaj Austrisë së Vienës, 27-vjeçari ka arritur të realizojë serish, teksa i shënoi gjigantëve të Salzburgut në minutën e 67-të, në duelin e vlefshëm për javën e dytë të kampionatit, duke i dhënë avantazhin skuadrës së tij.

Vlen të theksohet fakti se Vrioni u transferua këtë sezon nga radhët e Çezenës, teksa po arrin të bëjë mjaft mirë, duke u shndërruar në një lider të vërtetë te skuadra e tij e re.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot