Nga mediat botërore te ato zvicerane, vazhdon jehona e “vezëve” të

0%

Incidenti në Kuvendin e Kosovës, ku deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadrijaj, hodhi vezë në drejtim të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, ka marrë vëmendje edhe në mediat zvicerane. Gazeta zvicerane 20 Minuten ka raportuar për ngjarjen, duke e përshkruar atë si një përshkallëzim të tensioneve politike në Kosovë.

Mediumi zviceran i ka kushtuar vëmendje situatës së tensionuar politike në vend, duke e paraqitur incidentin si një tjetër shenjë të përplasjeve mes pozitës dhe opozitës.

“Kosovën që po përballet me një krizë politike”, edhe CNN raporton për incidentin në Kuvend Ngjarja ka tërhequr vëmendje edhe në mediat ndërkombëtare, duke bërë që përplasja e ndodhur brenda sallës së Kuvendit të raportohet përtej Kosovës.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Incidenti ndodhi të shtunën gjatë seancës konstituive të Kuvendit, ndërsa për shkak të tensioneve dhe situatës së krijuar në sallë, punimet e Kuvendit u ndërprenë. Hedhja e vezëve ndaj Kurtit është raportuar më herët edhe nga disa prej mediave më të mëdha ndërkombëtare, përfshirë Reuters, Associated Press, BBC, Sky News, The Guardian dhe CNN.

Gjuajtja e vezëve në Kuvend e “efektshme”, bën jehonë edhe në mediat ndërkombëtare Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com