Nata e gjashtë në “Etno Fest”, nga shëtia nëpër etni, dhuna familjare

0%

Hapi i parë për likuidimin e një populli është fshirja e kujtesës së tij. Shkatërroni librat, kulturën, historinë e tij. Pastaj shkruani libra të rinj, krijoni një kulturë të re, shpikni një histori të re. Së shpejti ky komb do të fillojë të harrojë se çfarë është dhe çfarë ka qenë. Lufta e njeriut kundër pushtetit është lufta e kujtesës kundër harresës.

Rrëfimin e natës së gjashtë e nisi Etno Ansambli “Vullkani” nga Istogu me një elegji për plisin si udhëtar ndër shekuj për t`u bërë simbol qëndrese dhe uniteti. Më pastaj prezantuan rite autoktone të martesës, punës së vajzave, tjerrje me furkë, qëndisje, ndërsa rrëfim tari tregonte anekdota nga tradita me mesazhe të fuqishme për mikpritjen, burrërinë, vlerën e fjalës në odë.

Ansambli me një paraqitje artistike me të gjitha pikat e programit, me trajtimin e këngëve dhe valleve të ekzekutuara u pëlqye nga mysafirët e “Etno Fest”-it, të cilët pas kësaj paraqitje të ansamblit “Vullkani” nga Istogu në amfiteatrin e vogël përcollën një koncert të muzikës klasike ekzekutuar nga Familja Grubi: Blerim Grubi, Nita Grubi dhe Arijana Grubi të cilët interpretuan kompozime të Tonin Arapit, Ramadan Sokolit kompozitor dhe themelues i etnomuzikologjisë shqiptare si shenjë kujtese për punën e tij kolosale Grubi dha idenë që Ramadan Sokoli të ketë një hapësirë të përhershme në etnokompleksin në Kukaj.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Koncerti i familjes Grubi vazhdoi me melodi arbëreshe, kompozime të Tish Daija, këngën shkodrane “Jelekun kadife vishe për mu”, ndërsa në mbyllje Blerim Grubi instrumentoi me violinë një mesazh muzikor për unitetin etnik jug veri.

Pas kësaj shëtie nëpër etni, rrëfimi i natës së gjashtë të “Etno Fest”, edicioni i 16-të, vazhdoi me Teatrin “Migjeni” të Shkodrës me dramën ” Pesë fytyrat e heshtjes” nga Shelagh Stephenson, regjisor Ilir Bokshi. Drama rrëfen historinë e një familjeje që jeton nën kontrollin e dhunshëm të Billit, i cili abuzon me bashkëshorten e tij, Merin dhe dy vajzat e tyre.

Në thelb të saj, shfaqja trajton abuzimin përkatësisht dhunën në familje dhe pasojat afatgjate që ka një sjellje e tillë abuzuse, duke vë theksin tek fakti se ajo pastaj bëhet psikologji dhe vazhdon të ndikojë jetën e viktimave edhe kur abuzuesi nuk është fizikisht i pranishëm. Edhe pse Billin e vrasin vajzat si një reagim ekstrem ndaj dhunës, ai vazhdon t’ i torturojë mendjet e tyre.

Adrian Morina(Billi)edhe njëherë dëshmoj potencë aktrimi duke nxjerrë një personazh kompleks me amplituda veprimi foljor dhe fizik të dykahshme për të portretizuar Billin abuzues, dhunues e të ashpër, por me disa momente lucide që ishin diskurs i karakterit të tij, nuanca shndërrimi të cilat i nxori bindshëm e me vërtetësi e masë.

Morina me veprime skenike të koordinuara e ndërtonte karakterin e personazhit para syve të spektatorëve në kohën aktive të shfaqjes. Njëra linjë ishte dhuna ndaj tij dhe tjetra linjë dhuna e tij ndaj të tjerëve si një proces i zbrazjes tek bashkëshortja dhe vajzat nga aktet e dhunshme të babait ndaj tij.

Nunancat emocionale Adriani i zhvillonte si proces suksesiv nga faza e inkubimit deri te zbrazja e dhunës që kulmonin me delirin epileptik i interpretuar në total me trup, fytyrë dhe timbër zëri që peshonte karakterin e dhunshëm dhe tragjik të Billit bashkë me pasojën e këtij veprimi.

Brenda kësaj atmosfere karaktere të realizuara skenike realizuan sidomos Albulena Kryeziu – Bokshi, por edhe Ina Morina dhe Uratë Shabani.

Detyra skenike kryen edhe Nikolin Ferketa dhe Fritz Selmani Regjisura e Ilir Bokshit kishte zbërthyer skenikisht nëntekstin e dramës duke ndjek ngjizjen e dhunës dhe zbrazjen e saj sidomos ishte e qëlluar ideja që përmes skenografisë të na tregoj se çka ndodhë pas dyerve të mbyllura e të metalta të intimitetit familjar.

Mizanskena e organizuar me një tempo ritëm i përgjigjej mënyrës së shtjellimit të temës së shfaqjes: abuzimi dhe dhuna në familje.

Pas reflektimit për dhunën në familje pasqyruar në Teatër rrëfimi kaloj tek Nezafete Shala “Melodia e vjetër” e cila me këngë të vjetra qytetare i ktheu mysafirët tek tradita e mirë e muzikës e cila korrespondon edhe me harmonin e dëshiruar në jetë, ku dashuria fletë dhe realizohet si esencë.

Burimi: Kallxo