Afrona në pritje të ëmbël, jep lajmin e bukur në ditëlindje

0%

Afrona Dika ka ndarë një prej lajmeve më të bukura nga jeta e saj private. Në ditën e saj të lindjes, ajo ka zbuluar se është në pritje të ëmbël, duke publikuar disa fotografi ku shfaqet me barkun e rrumbullakosur. “Kjo ditëlindje ndihet edhe më e veçantë. Jam shumë mirënjohëse për mrekullinë e vogël që po rritet brenda meje”, ka shkruar Afrona krahas fotografive.

Lajmi vjen disa muaj pasi Afrona konfirmoi se është fejuar, ndërsa identitetin e partnerit të saj ka zgjedhur ta mbajë larg vëmendjes së publikut. Tashmë, çifti po hap një kapitull të ri në jetën e tyre, teksa Afrona do të bëhet nënë. Ajo nuk ka zbuluar ende gjininë e foshnjës apo detaje të tjera rreth shtatzënisë.

Burimi: Bota Sot