Ka përfunduar kërkimi për një 15-vjeçare nga Rahoveci, e cila ishte raportuar e zhdukur pasi ishte larguar nga shtëpia dhe nuk ishte kthyer më. Sinjali mëson se bëhet fjalë për A.D., rreth 15-vjeçare, e cila ishte larguar nga shtëpia më 7 gusht, rreth orës .
Zhdukja e saj ishte raportuar në Stacionin Policor në Rahovec nga babai i saj, pasi familja nuk kishte më informacione për vendndodhjen e saj. Për rastin ishte njoftuar Prokurori kujdestar i Departamentit për të Mitur, me udhëzim të të cilit ishte iniciuar rasti “Person i zhdukur”. Pas kërkimeve, në orët e para të mëngjesit të sotëm ka ardhur lajmi i mirë.
Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, rreth orës , e mitura është gjetur nga Policia në rrugën “Gëzim Hamza”, në afërsi të palestrës në Rahovec. Patrulla policore e ka marrë të miturën dhe e ka dërguar në shtëpi, ku ua ka dorëzuar familjarëve. Në informacionin policor nuk raportohet për ndonjë incident tjetër lidhur me rastin. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
