Një aheng familjar në fshatin Mirosalë të Ferizajt është shoqëruar me të shtëna në orët e para të mëngjesit të së dielës, duke bërë që në vendin e ngjarjes të intervenojë Policia. Sinjali mëson se i dyshuari është Ermal Berisha, rreth 20-vjeçar, i cili dyshohet se ka shtënë gjatë ahengut dhe më pas e ka pranuar këtë para hetuesve.
Rasti ka ndodhur më 9 gusht, rreth orës , në rrugën “Mejdi Xhaferi”, pasi Policia kishte pranuar informatën se në një aheng familjar po kishte të shtëna. Njësitë policore kanë dalë menjëherë në lokacion, ku kanë kontaktuar me Berishën. Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, ai ka treguar se familja po mbante një aheng dhe ka pranuar se kishte shtënë me një armë me gaz.
Gjatë intervenimit, Policia i ka konfiskuar të dyshuarit një armë të tipit “Ekol” dhe karikatorin, të cilat i mbante në brez. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar edhe dy gëzhoja. 20-vjeçari është shoqëruar në Stacionin Policor dhe është intervistuar nga hetuesit, ku, sipas raportit të rastit, ka pranuar se kishte shtënë.
Pas konsultimit me Prokurorin kujdestar janë iniciuar rastet për “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës” dhe “Përdorim të armës apo mjetit të rrezikshëm”. Pas intervistimit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti vazhdon të trajtohet nga organet kompetente.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
