Ashtu siç edhe pritej, rikthimi i Jose Mourinho në krye të Real Madridit siguqrisht që do të shoqërohej me rregulla të reja dhe kështu po ndodh. Tani do të ketë shumë më tepër kontroll, dhe jo vetëm në stërvitje, por në gjithçka që rrethon jetën e lojtarit, gjithçka që mund të ndikojë në të dhe në përfomancën e tij në fushë.
Ushqyerja, rikuperimi nga lëndimet dhe madje edhe saktësia kur mbërrijnë në Valdebebas, janë tre nga rregullat e reja të vendosur nga Mourinho. Përsa i përket ushqimit, roli i nutricionistit nuk është më këshillues; ata diktojnë menutë, si për mëngjesin ashtu edhe për ushqimet e lehta, në një mënyrë të ngurtë dhe të strukturuar.
Gjithçka është projektuar për një performancë më të mirë në fushë, duke u larguar nga tekat e thjeshta. Ndërsa më parë kishte më shumë liri kulinare dhe zgjedhje të lirë në kuzhinë, tani kjo ka mbaruar. Disiplina, ose mungesa e saj, nuk ndëshkohet më duke parë portofolin, por me kohë të detyrueshme, të vetmuar në palestër, shumë larg stërvitjes në grup.
Kërkesa është të jesh në Valdebebas një orë para se të bjerë boria. Kushdo që nuk është aty do të ndëshkohet. Pa përjashtime, pa hierarki. Dhe së fundmi, lëndimet. Rimëkëmbja do të zhvillohet në Valdebebas. Edhe pse mund të punojnë me trajnerë personalë, në mëngjes dhe pasdite duhet të jenë në kompleksin stërvitor. Gjithçka tani duhet koordinohet me klubin dhe stafin e tij të trajnerëve.
Rimëkëmbja nuk është më një çështje individuale; tani është më kolektive dhe e mbikëqyrur më nga afër se kurrë. Deri tani, rregullat e reja të vendosur nga Mourinho nuk është se kanë sjellë ndonjë pakënaqësi, të paktën e shprehur publikisht.
