Moti të dielën do të jetë kryesisht me diell dhe me temperatura të larta në pjesën më të madhe të vendit. Gjatë pasdites, në zona të izoluara pritet zhvillim i vranësirave, të cilat lokalisht mund të sjellin reshje shiu dhe stuhi afatshkurtra. Në zonat e prekura nga reshjet, pritet ulje e përkohshme e temperaturave.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK) , temperaturat minimale do të lëvizin nga 13 deri në 18°C , ndërsa maksimalet pritet të arrijnë nga 29 deri në 34°C . Era do të fryjë nga verilindja, e lehtë deri mesatare, me shpejtësi prej 1 deri në 6 m/s . Gjatë stuhive mund të ketë hove të përkohshme më të fuqishme të erës. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
