Nëntë persona janë vrarë nga të shtënat me armë zjarri në një shkollë të mesme në provincën Nonthaburi, të Bangkokut, duke përfshirë edhe autorin e dyshuar të sulmit, kanë raportuar mediat tajlandeze. Sipas autoriteteve tajlandeze, një adoleshent 14-vjeçar i armatosur hapi zjarr në ambientet e shkollës të premten, duke vrarë pesë mësues. Pas sulmit, ai vrau veten.
Një nxënëse 12-vjeçare ka ndërruar jetë në spital, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për t’i shpëtuar jetën, si pasojë e plagëve të rënda të marra gjatë sulmit.
Policia ka thënë se viktima të incidentit janë edhe gjyshi dhe gjyshja e adoleshentit, të cilët dyshohet se u qëlluan prej tij përpara se të shkonte në shkollë. 23 persona mbetën të plagosur nga të shtënat, ndërsa 13 prej tyre vazhdojnë të marrin trajtim në spital.
