Një i huaj që jeton prej katër vitesh në Shqipëri dhe që ka marrë pjesë në protestë që prej ditës së parë, ka mbajtur një fjalim në shesh, duke shprehur mbështetjen e tij për qëndresën qytetare. Ai tha se nuk është me origjinë shqiptare, por prej katër vitesh jeton dhe punon në një fshat pranë Apolonisë, duke e konsideruar veten pjesë të kësaj toke.
I huaji tha se, edhe pse nuk zotëron tokë në Shqipëri, ndien se i përket kësaj toke, pasi aty jeton dhe ndërton jetën e tij. “Toka i përket atyre që banojnë. Ku shqiptarët flasin për tokën, thotë toka ime, ajo që na ushqen dhe na strehon, ajo është e jona, nuk shitet Shqipëria”, përfundoi ai.
I huaji: M irëmbrëma të gjithëve, sot u flas si një i huaj, por gjithashtu dhe të huajve që jetojnë këtu. Unë nuk jam shqiptar, nuk jam origjinë shqiptare, por jetoj prej 4 vitesh në një fshat pranë Apolonisë. Jetojë dhe punoj në këto toka. Ha frutat e kësaj toke, gatimet e këtij vendi, vetëm kafenë e kam të importuar. Ujin, birrën dhe natyrisht rakinë, i pi shqiptare.
Nuk jam shqiptar, por gjithçka më duhet për të jetuar, jam kam borxh të kësaj tokë. Nuk zotëroj tokë, nuk është pronë e imja, por unë i përkas kësaj toke. Toka ime është ajo që unë i përkas, jo e kundërta. Toka i përket atyre që banojnë. Ku shqiptarët flasin për tokën, thotë toka ime, ajo që na ushqen dhe na strehon, ajo është e jona, nuk shitet Shqipëria.
