Real Madridi ka arritur fitoren e dytë në epokën rikthyese të Jose Mourinhos. Në Budapest, ata arritën të triumfojnë ndaj gjigantit të këtij shteti, Ferencvaros me rezultat të ngushtë 1-2. Kjo ndeshje doli të jetë një e madhe për blerjen e re të “Los Blancos”, Carlos Espi i cili shënoi golin e tij të parë me Realin.
Përveç tij shënoi edhe talenti 19-vjeçar, Mario Rivas ndërsa të vetmin për vendasit e shënoi Kenan Kodro. Reali, ndeshjet e radhës miqësore do të luaj ndaj Deportivo La Corunas dhe më pas ndaj Schalkes.
