Bilanci i viktimave nga sulmi me armë në një shkollë në Tajlandë ka shkuar në nëntë, pasi një vajzë 12-vjeçare, e cila ishte plagosur në incidentin e së premtes, ka ndërruar jetë të shtunën. Ngjarja e rëndë ndodhi në provincën Nonthaburi, ku një 14-vjeçar dyshohet se qëlloi fillimisht ndaj gjyshërve të tij dhe më pas shkoi në shkollë, ku vrau edhe pesë persona të tjerë.
Pas sulmit, adoleshenti e ktheu armën ndaj vetes dhe humbi jetën, shkruan Reuters. Policia vijon hetimet për të zbardhur rrethanat e sulmit dhe motivin që çoi në këtë ngjarje të rëndë.
