Arsimi nga Çegrani ka pësuar humbje të rëndë sonte ne Shtip me rezultat 4:0 nga Bregallnica, në ndeshjen e javës së dytë në Kampionatin e Maqedonisë së Veriut. Futbollistët e skuadrës shqiptare zhgënjejnë me lojë dhe rezultat. Vendasit kaluan në epërsi 1:0 me golin e Martin Stojanovit në minutën e 10-të.
Deri në fund të pjesës së parë, rezultati u bë 2:0, pasi për ekipin nga Shtipi shënoi Metodi Maksimov në minutën e 28-të. Në pjesën e dytë, Martin Stojanov shënoi golin e tij të dytë në minutën e 50-të, duke e çuar rezultatin në 3:0. Rezultatin përfundimtar 4:0 e vendosi Darijan Tasev në minutën e 86-të.
Arsimi është në vend të nëntë me 0 pikë apo me goldallim katastrofal, 1:9 dhe Bregallnica renditet në të pestin me 3 sosh.
