Aksident me fatalitet në Prishtinë

0%

Policia ka konfirmuar e një person ka humbur jetën dhe një tjetër është lënduar si pasojë e një aksidenti të rëndë trafiku që ka ndodhur sot në rrugën “Shkupi” në Prishtinë. Zëdhënësi i Policisë për Kryeqytetin, Enis Plana, tha se në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura.

“Si pasojë e lëndimeve të marra, një person ka ndërruar jetë, kurse një tjetër ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor. Njësitet e Trafikut të Kryeqytetit, në koordinim me prokurorin e shtetit, janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për sqarimin e rrethanave të këtij aksidenti”, tha ai.

Burimi: Bota Sot