Kurti: Nëse hedhja me vezë është çmimi që duhet ta paguaj për t’u

0%

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka mbajtur një konferencë për media pasi u ndërpre seanca konstituive. Seanca konstituive u ndërpre pasi Kurti nuk paraqiti emër për kryeparlamentar, ndërsa pas kësaj deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj hodhi vezë në drejtim të Kurtit, ku si rrjedhojë u tensionua situata.

Kurti theksoi se çështje e formimit të qeverisë i takon partisë fituese, LVV, por çështja e presidentit konsensual është e të gjitha partive. Ndërpritet seanca, nuk ka emër për kryeparlamentar – hidhen vezë në drejtim të Kurtit Ai foli edhe për tensionimin e situatës në Kuvend dhe hedhjen e vezëve në drejtim të tij.

“…Nëse gjuajtja me vezë dhe goditja e sakos dhe pantallonave të kryeministrit nga vezët që i hedh një deputete është çmimi që unë duhet ta paguaj në mënyrë që ata të ulen dhe të bisedojmë bashkë e të dialogojmë jam i lumtur ta paguaj këtë çmim vetëm le të vijnë në takim, vetëm le të ulemi të bashkëbisedojmë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Unë nuk ankohem që ata hedhen vezë, ankohem që ata nuk duan të takohen”, ka deklaruar Kurti.

Burimi: Telegrafi