Janë përditësuar të dhënat për gjendjen në pikat kufitare të Kosovës, ndërsa pritjet më të gjata aktualisht janë në pikën kufitare Dheu i Bardhë. Sipas të dhënave të fundit, mërgimtarët që po dalin nga Kosova po presin mbi tre orë, ndërsa kolona e automjeteve në këtë pikë është rreth 500 metra e gjatë.
Gjendja është më e mirë për hyrje në Kosovë, ku pritjet në Dheu i Bardhë janë rreth 20 minuta. Ndërkohë, në pikën kufitare Jarinjë, pritjet në dalje nga Kosova janë deri në 30 minuta. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
