Policia e Kosovës njofton se tre persona, dy të gjinisë mashkullore dhe një e gjinisë femërore, kanë kërkuar tretman mjekësor pas një përleshjeje në Han të Elezit. Sipas raportit policor, rasti ka ndodhur më dhe gjatë përleshjes dyshohet se palët janë sulmuar mes vete me mjete të forta dhe të mprehta.
Policia thot se të lënduarit janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim mjekësor. Pas intervistimit me vendim të prokurori, Policia njofton se dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
