“Pushteti nuk merret pa votë” – Geci godet opozitën: Kurtin nuk e

0%

Halil Geci ka reaguar ashpër ndaj opozitës, duke e akuzuar atë për hipokrizi politike dhe për përpjekje që përgjegjësinë për bllokimin e institucioneve t’ia faturojë kryeministrit Albin Kurti.

Në reagimin e tij në Facebook, Geci thotë se opozita duhet të kërkojë mbështetjen e qytetarëve përmes alternativave politike dhe votës, e jo përmes bojkotit, bllokadave institucionale apo presionit mediatik, përcjell “Bota sot”.

Ai ka kritikuar gjithashtu qëndrimet e opozitës lidhur me shtyrjen e seancës së Kuvendit, duke argumentuar se pushteti, sipas tij, fitohet vetëm përmes votës së qytetarëve.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Shkrimi i plotë Opozita nuk mund t’ia faturojë Kurtit bllokadën që vetë e ka krijuar – Kuvendi nuk është arenë për hipokrizi politike Nga bllokada e institucioneve te akuzat për një seancë të shtyrë: opozita duhet të japë llogari për qëndrimet e veta dhe ta pranojë se rruga për në pushtet kalon përmes votës së qytetarit, jo përmes bojkotit, presionit televiziv dhe lojërave politike.

Sot po zhvillohet një garë e çuditshme politike: opozita po përpiqet t’ia faturojë pozitës përgjegjësinë për bllokimin e institucioneve, ndërkohë që vetë, së bashku me deputetë të Listës Serbe, ka kontribuar në zvarritjen dhe bllokimin e punës së Kuvendit për një periudhë të gjatë. Tani dëgjojmë kritika pse Kuvendi është shtyrë për disa orë.

Por pyetja është e thjeshtë: ku ishte kjo ndjeshmëri për funksionimin e Kuvendit kur seancat dhe institucionet u përballën me bllokada të vazhdueshme? Kjo është arsyeja pse kritika e sotme tingëllon si hipokrizi politike. Pushteti nuk merret pa votë o loparë.

Opozita duhet ta kuptojë një të vërtetë të thjeshtë: pushteti nuk merret duke sharë shumicën, duke delegjitimuar votën e qytetarëve apo duke krijuar bllokada institucionale. Nëse qytetarët kanë votuar një subjekt politik dhe një kryeministër, rruga demokratike për ta ndryshuar atë është e qartë: vota. Jo presioni televiziv. Jo bllokada institucionale. Jo sulmet personale. Jo etiketimet.

Dhe jo krijimi i një atmosfere politike ku çdo problem i Kosovës i faturohet vetëm një personi. Nëse opozita beson se Albin Kurti po e çon Kosovën në drejtim të gabuar, atëherë le ta bindë qytetarin me alternativa. Le ta paraqesë programin, vizionin dhe zgjidhjet e saj. Kjo është demokraci.

Të thuash çdo ditë “hiqeni Kurtin”, pa i treguar qytetarit pse duhet t’ju besojë juve, nuk është alternativë politike. Është vetëm dëshirë për pushtet. Kuptone o mjerant se qatetari nuk harron. Qytetari i Kosovës nuk është aq i paditur sa mendojnë disa nëpër studio televizive. Ai ka parë. Ai ka dëgjuar. Ai mban mend.

E di kush e ka mbrojtur Kosovën, kush ka marrë vendime, kush ka bërë marrëveshje, kush ka votuar, kush ka heshtur dhe kush ka kundërshtuar. Dhe mbi të gjitha, qytetari e di se pushteti nuk merret me deklarata televizive, por fitohet me votë. Prandaj, për ata që duan ta rrëzojnë Kurtin, pyetja është shumë e qartë: Mos e kërkoni rrugën për në pushtet në studiot televizive.

Kërkojeni në zemrën, besimin dhe votën e qytetarit. Sepse në fund nuk vendosin analistët, emisionet televizive, opozita apo komentatorët politikë. Vendos qytetari. Dhe qytetari vendos me votë. Kjo është demokracia. Kjo është rruga institucionale.

Dhe çdo përpjekje për ta zëvendësuar vullnetin e qytetarit me bojkot, bllokadë apo presion politik, herët a vonë përballet me të njëjtin përgjigje: votën e qytetarit. Vazhdon…

Burimi: Bota Sot