Ramadani kritikon pushtetin për vonesa: S’e di a iu ka dalë malli i

0%

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Burim Ramadani, ka kritikuar ashpër deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), për të cilët ka thënë se nuk kanë treguar seriozitet lidhur me vazhdimin e seancës konstituive. Ramadani ka thënë se, ndonëse seanca ishte thirrur për sot, deputetët e pushtetit nuk kishin arritur në Kuvend edhe pas orës .

“U bë gati edhe nuk ka asnjë deputet të pushtetit që ka ardhë në seancë nuk e kuptoj këtë joseriozitet, derisa po e them krejt hapur Kosova ka humbur shumë kohë, këta po e vazhdojnë humbjen e kohës. Sot thirrin seancë, gati po bëhet 1 orë nuk kanë ardhë, nafta ka shku 1.80, secila situatë më tutje veç po e dëmton jetën e secilit njeri në Kosovë.

Joseriozitet total, nuk e di a i ka dal malli i keq këto ditë e fundit a jo?”, ka thënë ai teksa nuk është përgjigjur kur është pyetur se për çka e ka fjalën me “mallin”. “Është problem përtej politik dhe përtej partiak. Ajo çka po du me thënë është një situatë absurde, jo vetëm në aspektin legal, dje ka përfundu afati kushtetues, por kjo është situatë absurde edhe politike”, ka thënë ai.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com