U konfirmua, Eric Wendt ambasador i SHBA-së në Shqipëri

0%

Ambasada amerikane në Shqipëri ka bërë të ditur se Eric Wendt është konfirmuar ambasador i ri në Tiranë. Ambasada amerikane në një postim në Facebook shkruan se Gjenerallejtënanti (në pension) Eric Wendt do të mbështesë vizionin e presidentit Trump për siguri të përbashkët, një NATO më të fortë dhe marrëveshje të drejta për bizneset amerikane. “U konfirmua!

Urime Gjenerallejtënantit (në pension) Eric Wendt për rolin e tij të ri si Ambasadori i ardhshëm i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri! Presim me kënaqësi Ambasadorin e emëruar Wendt në Tiranë, nga ku do të mbështesë vizionin e Presidentit Trump për siguri të përbashkët, një NATO më të fortë dhe marrëveshje të drejta për bizneset amerikane”, thuhet në postim.

Burimi: Telegrafi