Sinjali mëson se Vezir Haziraj është i dyshuari për të shtënat me armë zjarri që ndodhën pak më parë në fshatin Orroberd, në zonën e Banjës së Pejës, ku mbeti i plagosur një person. Sipas informacioneve të siguruara nga Sinjali, i plagosur ka mbetur Dardan Haxhiaj, i cili pas marrjes së ndihmës së parë është nisur me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Pejës për trajtim mjekësor.
I dyshuari për plagosjen, Vezir Haziraj, dyshohet se është larguar nga vendi i ngjarjes dhe aktualisht ndodhet në arrati. Policia ka nisur një operacion për lokalizimin dhe arrestimin e tij. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe hetuesit, të cilët po kryejnë ekzaminimet e para dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave që çuan deri te përdorimi i armës së zjarrit.
Sinjali do t’ju mbajë të informuar me të gjitha zhvillimet dhe detajet e reja lidhur me këtë rast. Plagosja me a*më zjarri në Banjë të Pejës – ky është i plagosuri, i dyshuari në arrati Të shtëna me a*më në Banjë të Istogut, një person i plagosur – i dyshuari në arrati Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
