UEFA çudit me arbitrin e “urryer” në Athinë! Dinamo – Auda i besohet

0%

Institucioni më i rëndësishëm i futbollit në Europë, UEFA, ka përcaktuar arbitrin kryesor dhe ndihmësit për ndeshjen Dinamo – Auda, e vlefshme për raundin e 3-të në Conference League. Greku Christos Vergetis do të jetë udhëheqësi, ndërsa ky vendim habit jo pak.

Përtej histories apo marrëdhënieve të tensionuara mes Shqipërisë dhe Greqisë, Vergetis ka edhe një të kaluar plotë “ngjyra të përziera”.

Në mars të vitit 2025, protagonisti në fjalë, vendoste “drejtësi” në takimin Athens Kallithea – Volos, e përfunduar 1:1, ndërsa klubi nga kryeqyteti grek lëshoi deklaratë të ashpër kundrejt Christos Vergetis, për vendimet e marra, aq sa u konsiderua “korrupsion i hapur”.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ndeshja e parë mes Dinamos dhe Auda, u mbyll 1 – 0 për ekipin letonez në Riga, kurse ajo e kthimit do të mbahet më datën 13 gusht, ora , stadiumi “Elbasan Arena”..

Burimi: Bota Sot