I ofrohet tokë nga kryetari i qytetit

0%

Mohamed Salah ka bërë hapin e radhës duke iu bashkuar Trabzonsporit. Dhe pritja që i është bërë nga tifozët e këtij klubi ishte madhështore, duke u shndërruar në një idhull të tyre ende pa zhvilluar një ndeshje me fanellën “Bordo Mavi”. Ndërsa pas transferimit të tij, “Faraoni” vizitoi lagjen Marzuba të qytetit Arakli teksa po e xhironte videon promocionale.

Ai u prit nga kryetari i këtij regjioni të Trabzonit, Hüseyin Avni Coşkun Çebi i cili i ofroi një tokë në këtë regjion. “Le t’ju japim një copë të bukur toke. Në këtë mënyrë, do t’u lëmë fëmijëve dhe nipërve tuaj një vend të bukur të paprekur nga ngrohja globale në të ardhmen”, deklaroi Çebi.

Burimi: Bota Sot