Një person është plagosur nga arma e zjarrit të premtën mbrëma në fshatin Banjë të Istogut. I plagosuri është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal të Pejës, ku sipas mjekëve gjendja e tij është stabile. Lajmin e ka konfirmuar për rajonin e Pejës, zëdhënësi i Policisë, Driton Rugova. “Policia është duke punuar intensivisht për kapjen e personit të dyshuar.”, tha ai për Sinjalin.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi:
sinjali.com
