Milani kërkon yllin e Argjentinës që bëri bujë në Botëror me veprimet

0%

Milani ka bërë një ofertë për mesfushorin argjentinas Leandro Paredes, i cili aktualisht është pjesë e Boca Juniorsit, raportohet në Argjentinë. Sipas gazetarit Arevalo Martin, gjatë një transmetimi live në ESPN është bërë e ditur se klubi italian ka kontaktuar Paredesin dhe i ka paraqitur një ofertë për ta bindur të rikthehet në Serie A, pas një viti të kaluar në vendlindjen e tij.

Megjithatë, detajet e ofertës nuk janë bërë publike, pasi nuk dihet ende vlera e mundshme e transferimit, paga që i është ofruar lojtarit apo kohëzgjatja e kontratës. Paredes u rikthye te Boca Juniors verën e kaluar për një shumë rreth 3 milionë eurosh dhe aktualisht ka kontratë me klubin argjentinas deri në fund të vitit 2028.

Mesfushori 32-vjeçar ka një histori të gjatë në futbollin italian, pasi më herët ka luajtur për Romën, ndërsa një rikthim në Serie A do të ishte një mundësi për të vazhduar karrierën në një kampionat që e njeh shumë mirë. Megjithatë, nëse Milani dëshiron të afrojë një tjetër mesfushor gjatë këtij afati kalimtar, klubi fillimisht duhet të largojë disa prej lojtarëve aktualë në atë repart.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Amorim synon Scudetton dhe Ligën e Evropës me Milanin Sipas Calciomercato.com, drejtuesit e Milanit po punojnë për largimin e Warren Bondos para mbylljes së afatit kalimtar.

Gjithashtu, Yunus Musah nuk pritet të jetë një lojtar kyç në planet e trajnerit Ruben Amorim, ndërsa klubi do të dëgjojë oferta të përshtatshme edhe për lojtarë si Ruben Loftus-Cheek, Youssouf Fofana, Ardon Jashari dhe Samuele Ricci.

Në anën tjetër, Luka Modric, Adrien Rabiot dhe talenti i ri Christian Comotto konsiderohen si lojtarët e mesfushës që praktikisht do të vazhdojnë të jenë pjesë e Milanit edhe në muajin shtator./ Telegrafi

Burimi: Telegrafi