Shpërndaje në: Aleanca ka kërkuar mbajtjen e një seance të jashtëzakonshme sonte në orën , me synimin që të përfundojë procesi i konstituimit të Kuvendit brenda afatit kushtetues. Deputeti i kësaj partë, Besnik Tahiri, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për shkelje të rendit kushtetues, duke thënë se veprimet e saj po krijojnë një precedent të rrezikshëm për vendin.
“Po shprehim kundërshtimin më të madh me atë që po i ndodh sonte demokracisë parlamentare. Është shkelje e rendit kushtetues nga partia që i ka fituar zgjedhjet, e cila me vendimet e saj po vendos një shembull që, pa asnjë dyshim, është rrezik për vendin. Qëllimi ka qenë bartja e fajit te opozita dhe marrja e tri pozitave nga VV-ja.
Nuk do të lejojmë që rendi kushtetues të rrezikohet, që Kosova të bëhet parti-shtet”, ka deklaruar Tahiri. Ai ka bërë të ditur se Aleanca, në koordinim me grupet e tjera parlamentare, po kërkon seancë të jashtëzakonshme sonte.
“Si grup parlamentar, në diskutim me grupet parlamentare, kemi një kërkesë për një seancë të jashtëzakonshme që të thirret sonte në orën , që ne të mblidhemi dhe të kërkojmë prej kryesuesit të seancës ta thërrasë seancën dhe sonte ta kryejmë konstituimin”, ka thënë Tahiri.
