Kurti i shkruan sërish Hamzës, ia ofron PDK-së kryeparlamentarin

0%

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i ka dërguar një letër të re kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ku ka shprehur moskuptimin e tij për refuzimin e këtij të fundit për t’u takuar. Në letrën drejtuar Hamzës, Kurti i ka kërkuar PDK-së që të qëndrojë në sallë dhe të marrë pjesë në votimin për zgjedhjen e presidentit të ri të Republikës së Kosovës.

Në këmbim të kësaj, Kurti ka ofruar sërish që PDK-së t’i takojë pozita e kryetarit të Kuvendit. “E respektoj pozicionin tuaj për të mbetur në opozitë. Mirëpo, edhe konstituimin e Kuvendit edhe zgjedhjen e Presidentit/es të ri/re duhet ta bëjmë të gjithë bashkë siç e kërkon kushtetutshmëria tek e cila u betuam si deputetë të rinj dje.

Ju letrën e përmbyllni duke thënë se “PDK do të japë kontributin e saj për konstituimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës”. Kontributi i juaj në këtë pikë është veçse propozimi i emrit për nënkryetar nga partia juaj e i cili/a zgjedhet vetëm pasi të votojmë edhe ne për të.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Kontribut real mund të jepni pikërisht te zgjedhja e Presidentit/es, e cila do të na i evitonte edhe një palë zgjedhje të panevojshme e të paarsyeshme, gjithsesi të dëmshme si për buxhetin e shtetit ashtu edhe për ekonominë e vendit. Meqë refuzoni të takohemi, më lejoni t’ua përsëris edhe njëherë ofertën tonë.

Për qëndrimin tuaj në sallë dhe për pjesëmarrje në votimin për President/e të ri/re të Republikës jemi të gatshëm që ta bëjmë rokadën e nënkryetarit/es suaj të Kuvendit me kryetarin/en e Kuvendit nga ne. Ky do të ishte një kontribut i juaji me përfitim për PDK-në: udhëheqjen e njërës nga tri pozitat e larta politike shtetërore në Republikën e Kosovës.”, thuhet në letër.

PDK: Kurti po vendos interesin partiak mbi Kushtetutën, s’do të qëndrojmë duarkryq Seanca për konstituimin e Kuvendit vazhdon nesër në ora Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com