Moti në Kosovë më 8 e 9 gusht i nxehtë, pasditeve mund të ketë reshje

0%

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë ditëve të vikendit, më 8 dhe do të mbajë mot me diell, kurse në disa zona pritet të ketë edhe reshje shiu. Të shtunën, më , sipas IHMK-së do të mbajë mot kryesisht me diell dhe i nxehtë.

“Gjatë orëve të mesditës dhe pasdites, në disa zona malore dhe lokalisht edhe në ultësira, pritet zhvillim i vranësirave konvektive, të cilat mund të shoqërohen me reshje afatshkurtra shiu, shkarkesa rrufesh dhe erëra të përforcuara në zonat ku paraqiten” thuhet në njoftim.

Temperaturat minimale do të variojnë nga 12 deri në 16 gradë celsiu, kurse ato maksimale nga 29 deri në 34 gradë celsius. Sipas IHMK-së, era do të fryjë nga verilindja, do të jetë e lehtë deri mesatare, me shpejtësi 1 deri në –9 metra në sekondë. Kurse, të dielën , sipas Institutit do të ketë mot kryesisht me diell dhe me temperatura të larta.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sipas IHMK-së, pasdite, në zonat e izoluara pritet zhvillim i vranësirave, të cilat lokalisht mund të sjellin reshje shiu dhe stuhi afatshkurtra. IHMK thot se në zonat e prekura nga reshjet pritet ulje e përkohshme e temperaturës. Temperaturat minimale do të variojnë nga 13 deri në 18 gradë celsius, ndërkaq ato maksimale nga 29 deri 34 gradë celsius.

Era do të fryjë nga verilindja dhe do të jetë e lehtë deri mesatare, me shpejtësi nga 1 deri në 6 metra në sekondë, ndërsa, po sipas IHMK-së gjatë stuhive mund të ketë hove të përkohshme më të fuqishme.

Për shkak të temperaturave që do të mbajnë gjatë vikendit Instituti Hidrometeorologjik rekomandon personat me sëmundje kronike, të moshuarit dhe fëmijët që të kufizojnë aktivitetet në ambiente të hapura gjatë orëve më të nxehta të ditës.

Burimi: Kallxo