Kjo nuk pritej! Dështon transferimi i Fisnik Asllanit te Leipzigu, ja

0%

Sulmuesi i kombëtares së Kosovës, Fisnik Asllani ishte shumë afër të kalonte te Leipzigu nga Hoffenheimi. Mirëpo, sipas Hoffenheimit, një lëvizje e tillë nuk do të ndodh. Arsyeja e dështimit të këtij transferimi është se Fisnik Asllani s’ka kaluar testet mjekësore te Leipzigu. Kështu ka konfirmuar dhe ka njoftuar vetë faqja zyrtare e Hoffenheimit. “Fisnik Asllani qëndron te TSG Hoffenheim.

TSG Hoffenheim dhe RB Leipzig së fundmi kishin zhvilluar bisedime për një transferim të mundshëm të Fisnik Asllanit. Megjithatë, ky transferim nuk do të realizohet për shkak të shqetësimeve mjekësore të ngritura nga RB Leipzig”, s hkruan Hoffenheimi.

Fisnik Asllani ishte i kërkuar dhe kishte tërhequr interesim edhe nga disa klube tjera të mëdha evropiane, duke përfshirë Borussia Dortmundin, Barcelonën e Chelsean. Asllani sezonin e kaluar shënoi 10 gola dhe dhuroi shtatë asistime në Bundesliga me Hoffenheimin. Te klubi bardhekaltër, Asllani ka për bashkëlojtarë edhe dyshen tjetër nga Kosova, Albian Hajdarin dhe Leon Avdullahun.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot